Kthehuni në top formë
Kujdesuni për shëndetin tuaj me trajtime hiperbarike të oksigjenit
trajtime për përtëritje dhe zbukurim
Oksigjeni hiperbarik shkakton oksigjenizim intensiv të qelizave, eliminim të toksineve, qarkullim të përmirësuar të gjakut në lëkurë dhe në të gjitha organet tjera, inaktivizim të radikalëve të lirë, me çka ngadalësohet procesi i plakjes së qelizave dhe të organizmit në tërësi.
Pas realizimit të trajtimeve lëkura fiton pamje shkëlqyese dhe ka teksturë të përmirësuar.
trajtime antistres
Me trajtimet hiperbarike të oksigjenit përmirësohet qarkullimi i gjakut në tru, përshpejtohet regjenerimi i indit nervor, shkurtohet koha e zbatimit të impulseve nervore. Efektet janë të dukshme, me përmirësimin e kujtesës dhe përqendrimit, si dhe me zvogëlimin e stresit, lodhjes dhe anksiozitetit. Këto trajtime kanë rol parandalues duke penguar paraqitjen e parakohshme të demencionit.