Si të përgatiteni për trajtim hiperbarik të oksigjenit

2‑4 orë para realizimit të trajtimit nuk rekomandohet konsumim i alkoolit, lëngjeve të gazuara dhe pirja e duhanit. 

Para trajtimit konsumohet një vakt i lehtë.

Vishni 100 % veshje pambuku. Secili klient në Qendrën e Specializuar HBO2T  fiton mantel mbrojtës, kapele dhe mbrojtje për mbathjet. 

Nxirrini të gjitha stolitë, orë, syza, lentet e kontaktit dhe lërini në kutitë për këtë dedikim.

Në odën hiperbarike nuk futen telefona celularë, aparate elektronike dhe sende tjera të ndezshme. 

Teknikat për barazim të shtypjes (përtypje, gëlltitje, gogësimë, manovër Valsalva) realizohen me ndihmën e instruksioneve të dhëna nga të punësuarit. 

Para realizimit të tretmanit nevojitet të plotësohet një pyetësor, pajtueshmëri për realizimin e trajtimit hiperbarik te oksigjenit, si dhe të bëhet vlerësim i klientit nga ana e doktorit, me çka do të përjashtoheshin gjendjet shëndetësore për të cilat nuk rekomandohet realizimi i trajtimeve të këtilla.

Gjatë realizimit të trajtimit, nevojitet që goja të jetë e zbrazët, pa bonbona dhe pa çamçakëz.

24 orë pas realizimit të trajtimit hiperbarik të oksigjenit nuk rekomandohet udhëtim me aeroplan.