Si realizohen trajtimet hiperbarike të oksigjenit
Trajtimet hiperbarike të oksigjenit realizohen në odë hiperbarike, të dizajnuar sipas standardeve botërore të sigurisë. Gjatë trajtimit klientët gjenden nën mbikëqyrje të vazhdueshme vizuale dhe zanore nga kuadri posaçërisht i stërvitur për drejtimin e odës hiperbarike.
Trajtimi zhvillohet në tri faza:
Faza e kompresionit – gjatë kësaj faze rritet shtypja në odë, me qëllim që të arrihet shtypja e nevojshme në veshët si gjatë fluturimit me aeroplan apo gjatë ngjitjes në mal.
Faza e izopresionit – Fazë në të cilën ruhet shtypja në odë. Përmes maskës së oksigjenit klienti merr sasi përkatëse të oksigjenit. Këto janë momente për relaksim, pushim, shfrytëzim të plotë të efekteve pozitive të oksigjenit mbi shëndetin dhe bukurinë tuaj. Kohëzgjatja e kësaj faze përcaktohet individualisht, sipas nevojave të klientit.
Faza e dekompresionit – Fazë në të cilën gradualisht zvogëlohet shtypja në odën. Shpejtësia e zvogëlimit përshtatet për secilin klient. Kohëzgjatja mesatare e kësaj faze arrin 10‑15 minuta.