përforcon imunitetin në mënyrë natyrore dhe të shëndoshë
me rritjen e fuqisë së qelizave të bardha të gjakut (aftësisë së rritur fagocite), veçanërisht të ndjeshme ndaj trajtimeve hiperbarike të oksigjenit janë bakteret anaerobe (mikroorganizma që jetojnë pa oksigjen). Këto trajtime paraqesin zgjidhje efikase që t’i mposhtni infektimet e shpeshta.
Veprim i fuqishëm antioksidues
stimulim i enzimave të fuqishme antioksiduese që vazhdojnë jetën e qelizave dhe mundësojnë funksionimin e tyre të drejtë.
Veprim detoksinues
Përshpejtojnë proceset metabolike, duke rritur mënjanimin e toksineve nga organizmi.
Përmirësim i qarkullimit të gjakut
Këto trajtime shkaktojnë grumbullim të zvogëluar të trombociteve, elasticitet të përmirësuar të membranës së eritrociteve, nxisin krijimin e enëve të reja të gjakut dhe janë zgjidhje efikase për të gjitha gjendjet me çrregullim në qarkullimin normal të gjakut.