Terapia hiperbarike e oksigjenit është proces gjatë të cilit njerëzit thithin oksigjen njëqind për qind mjekësor në odën hiperbarike, nën shtypje më të lartë se ajo atmosferike.
Kjo mundëson transportim të sasisë së rritur të oksigjenit përmes gjakut dhe plazmës së gjakut deri te qeliza. Në këtë mënyrë qeliza merr sasi të shumëfishtë të oksigjenit nga ajo e zakonshme e transportuar në mënyrë konvencionale përmes hemoglobinit.
Si vepron terapia e oksigjenit?
Ajri që e thithim përmban 21 % oksigjen me shtypje atmosferike prej 760 mm shtyllë zhive. Kur thithim oksigjen të pastër nën shtypje më të lartë se ajo atmosferike, oksigjeni “hiperbarik” i tretur në gjak dhe në plazmën e gjakut të trupit të njeriut e ushqen çdo qelizë. Ky oksigjen plotësues hyn në zonat e varfra me oksigjen, që janë shkaktuar nga lëndimet apo nga problemet dhe sëmundjet kronike, me çka krijohen kushte për kurim dhe shërim më të shpejtë dhe më efikas.
Efikasiteti i trajtimeve hiperbarike të oksigjenit është vërtetuar në situata të ndryshme mjekësore, në kujdesin dhe mbrojtjen primare mjekësore apo si terapi plotësuese gjatë marrjes së antibiotikëve, gjatë lëndimeve apo pas intervenimeve kirurgjike.